Ballina / KOSOVA / Pritjet e analistëve të shteteve të Ballkanit nga Samiti në Berlin
berlini

Pritjet e analistëve të shteteve të Ballkanit nga Samiti në Berlin

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se nga Samiti I Berlinit sa I takon dialogut Kosovë-Serbi pret konkretizim.

“Unë pres nga ky samit konkretizim, sepse Franca dhe Gjermania kanë autoritet. Ata e mbajnë samitin për të nxitur procesin. Oferta e Berlinit është oferta evropiane. Kosova dhe Serbia do të nxiten të normalizojnë marrëdhëniet, të paktën të mos i përkeqësojnë ato. Nuk ka kthim prapa, çështja e statusit të Kosovës është përmbyllur”, ka thënë Tahiri.

Kurse analisti politik Afrim Hoti në “Analizë dite” te RTK, të moderuar nga gazetarja e redaktorja shumëvjeçare Evliana Berani, ka thënë se Samiti i Berlinit do të përkufizojë dialogun Kosovë-Serbi dhe atë se çka nuk guxon të diskutohet.

ANALIZË DITE

ANALIZË DITE – 23.04.2019ÇKA PRITET NGA TAKIMI I BERLINIT

Posted by RTK on Tuesday, April 23, 2019

“Në samitin e Berlinit pres të bëhet një përkufizim. Aty do të merret vesh se cilat janë vijat e kuqe, se për çka nuk guxon të diskutohet. Në samit vetëm vendosen konturat dhe objektivat se nga duhet të ecet”, ka thënë ai.

Sipas tij, samiti do të jetë nxitje për dy vendet që të nis komunikimi.

Analisti politik nga Tirana Ben Andoni ka thënë se i vjen keq që nga Shqipëria ka një shikim të largët për Kosovën dhe aspak ndihmës.

Ai ka folur të martën në “Analizë dite” te RTK, ku temë ka qenë Samiti i Berlinit.

“Unë gjithmonë e kam menduar që Shqipëria dhe Kosova janë një komb me dy zëra, ndërkohë që zëri i një pjese duhet të jetë barazvlershëm me zërin tjetër kur kemi probleme madhore”, ka thënë ai. “Besoj që Shqipëria do të duhej t’ia jepte një dorë Kosovës”.

Andoni ka thënë se nuk mund të pritet shumë nga Samiti i Berlinit.

Analisti politik serb Filip Svarm ka thënë se se Serbia kur është fjala për Kosovën nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe se e gjitha është në shërbim të konsilidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi, presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të Serbisë që nuk dinë çka presidenti Vuçiq negocion lidhur me Kosovën. Për këtë çështje më shumë dinë në Londër, në Berin, në Bruksel e Paris, por ne këtu nuk dimë. A e dini si? Zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe negociatat me përfaqësuesit shqiptarë janë bërë domen privat i presidentit serb. Domethënë vetëm presidenti dhe njerëzit e tij më të afërt e dinë se çfarë po ndodhë”, ka thënë ai. “E tërë çështja e Kosovës këtu po përdoret për marketing politik, për spin, pra si një reklamë që përdoret nga pushteti, ky pushtet në mëngjes mund të thotë se Serbia nuk ka asnjë metër tokë në Kosovë, por i njëjti në mbrëmje ose pasdite mund të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë”. Sipas tij, kështu ata mund të bëjnë gjithçka. “Mendoj se kjo është një situatë shumë e rrezikshme që kërcënon me eskalim dhe thellim të krizës, me pasoja nëse kjo qasje për zgjidhjen e këtij problem nuk hapet. Nëse për shembull qytetarët e Serbisë nuk kuptojnë se çfarë po ndodhë”, është shprehur Svarm. “Unë nuk mund të them se çka do të ndodhë në Berlin, nuk mund ta di nëse Vuçiq dhe Thaçi thonë se asgjë nuk do të ndodhë në Berlin. Nuk e di nëse dikush në këtë mënyrë analizon opinionin publik, duke thënë se Serbia duhet të njohë sovranitetin e Kosovës, ndoshta edhe kjo është spin”. Por, sipas tij, një gjë është e qartë.” Se Serbia kur është fjala për Kosovën nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe mendoj se e gjithë kjo është në shërbim të konsilidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi”, ka thënë Svarm në emisionin “Analizë Dite” në rtk./infoglobi.

Provo po ashtu

Senatori amerikan, Murphy rrëfen përmes një shkrimi përshtypjet nga Kosova

Senatori amerikan, Chris Murphy, në një shkrim të publikuar në ‘Medium.com’, ka treguar përshtypjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.