Ballina / KOSOVA / Pritje të gjata në kufij
kosobva, serbia, jarinje, merdare, dheu i bardhe, kosove, serbi

Pritje të gjata në kufij

Bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në pikat kufitare me Serbinë

Pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë janë të gjata.

Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare.

Sipas këtyre statistikave, pritja më e madhe është në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Atje qytetarët janë duke pritur mbi 8 orë e gjysmë apo 500 minuta dhe kolona ka arritur deri në 1.7 kilometra.

Edhe në Mutivodë në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në tre orë apo 180 minuta dhe kolona është 200 metra, sipas të dhënave.

Fluks të veturave ka edhe në Jarinje. Atje qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova kurse kolona ka arritur deri në 400 metra.

Edhe në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët janë duke pritur nga një orë për të dalë nga Kosova. Në këto dy pikat kufitare kolona ka arritur deri në 400 metra.

Sipas këtyre statistikave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja nuk është më e madhe se 10 minuta.

Provo po ashtu

Ambasadori Kosnett për zgjedhjet: Të lira dhe të drejta!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh drejtuar kandidatëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.