fbpx
mars

Pritet zgjedhja e 25 ‘fatlumëve’ që do të vdesin në planetin Mars

Prej 200 kandidatëve janë zgjedhur 40, kurse në fazën tjetër të testimeve identike me ato nëpër të cilat kalojnë astronautët e NASA-s, do të zgjidhen 25 “fatlumët”, të cilët do të jetojnë e të vdesin në Mars.

Po të ekzistonte Olimpiadanë kategorinë e ambiciozitetit, organizata jofitimprurëse holandeze Mars One gjithsesi do të fitonte medalje. Qëllimi i kësaj organizate është themelimi i kolonisë së përhershme njerëzore në Planetin e kuq, ndërsa do të dërgojë njerëz në rrugë për kozmos me biletë për një drejtim e cila do të fillojë në vitin 2026.

Do të zgjidhen vetëm 25 njerëz, të cilët do të jenë në misionin bizar të vdekjes në Mars, gjë që nuk i ka penguar të paraqiten madje 200 mijë njerëz për kandidatë.

Tash për tash, 100 sish e kanë kaluar rrethin e dytë, ndërsa testi i ardhshëm pesëditor do ta zvogëlojë atë numër në 40 kandidatë, kurse vetëm 25 “me fat” do të jenë fitues përfundimtarë.

Mars One thonë se po punojnë në testet e njëjta si edhe NASA në astronautët e tyre, ndërsa disa nga kandidatët kanë referenca serioze. Mu i tillë është edhe Zachary Gallegos, i cili është gjeolog e kimist, e i cili punon në Laboratorin shkencor Mars.

Të gjitha testimet dhe fazat e zgjedhjes pjesërisht i financojnë programe të ndryshme reality, që krijon ndjenjë joserioze për të misionin, por kjo nuk do të thotë se kandidatët nuk janë seriozë në synimet e tyre – në çdo kuptim të mundshëm./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.