Pritet vendimi pë specialen, policë e protestues para Kuvendit

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur pjesëtarë të organizatave të dala nga UÇK dhe përkrahës tjerë që po kundërshtojnë idenë e themelimit të Gjykatës Speciale.

Para institucioneve të vendit vërehet prania e forcave policore.

Deputetët e Kuvendit pritet që ta thonë fjalën e tyre në seancën e sotme plenare.

Gjykata Speciale do të merret me krimet e pretenduara të ish-udhëheqësve të UÇK-së në fund të luftës dhe menjëherë pas përfundimit të saj.