Ballina / KOSOVA / Pritet të riprocedohet në Kuvend Projektligji për amnistinë

Pritet të riprocedohet në Kuvend Projektligji për amnistinë

Projektligji për amnistinë, që nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në seancën e kaluar, do të mund të riprocedohet të enjten, me ndryshime, në Kuvend. Këtë vendim e mori sot Kryesia e Kuvendit.

Kryetari Jakup Krasniqi, tha se u mbetet deputetëve meqë ata duhet të vendosim me dy të tretat e votave, nëse ky ligj do futet në rend dite.

Me vendim të Kryesisë së Kuvendit, pa nenin tre dhe me disa ndryshime tjera, projektligji për amnistinë, do t`ju mbetet deputetëve që të vendosin me dy të tretat e votave, nëse ai do të shkojë në shqyrtim të parë, në seancën e së enjtes. Ky projektligj, që buron nga marrëveshja mes Prishtinës e Beogradit, për kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqin, duhet të jetë shumë më i qartë se kujt i dedikohet.

“Kërkesa ime do të ishte që të thuhet saktë se pse po bëhet dhe kujt po i kushtohet më tepër ky ligj. E jo të shkojë si një ligj që duhet për amnistinë e përgjithshme. Unë mendoj që këtu ka dallime, megjithatë janë seancat e Kuvendit ato që vendosin për të shkuar më tej ose për të kërkuar plotësime dhe rishikime të reja”.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, vlerëson se ky projektligj është në dobi të procesit. “Unë personalisht mund të deklaroj se është në dobi të procesit edhe nëse nuk bëjmë zgjidhjen përfundimtare. Por, do t`i ndihmojmë përfundimit të suksesshëm të procesit dhe të sigurisë territoriale të sovranitetit të vendit”.

Në seancën e kaluar të Kuvendit, me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime, nuk ka arritur të kalojë në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e nenit 3 nga ky projektligj, gjë e cila është bërë nga qeveria./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.