fbpx

Pritet kthimi i trupave të të vrarëve në Kumanovë

Trupat e 9 personave të vrarë gjatë konfliktit në Kumanovë pritet të kthehen sot në Kosovë.

Lejen për tërheqjen e ka dhënë Prokuroria në Shkup e cila, si mëson infoglobi, të mërkurën pasdite i ka informuar autoritetet kosovare për përmbylljen e autopsive dhe mundësinë për tërheqjen e tyre. .

Mësohet poashtu se Ministria e Punëve të Jashtme po i bën përgatitjet teknike që t’i tërheq ata.

Lista me emrat e të vrarëve që po qarkullon në media nuk është zyrtarizuar ende. Të vrarët sipas burimeve jozyrtare janë më poshtë, por duhet përkujtuar se MPJ e Kosovës nuk ka dalur ende me informacionin se a ka përfunduar apo jo përpjekja për identifikimin e tyre:

Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972,
Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977,
Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, lindur në vitin 1979,
Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985,
Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978,
Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975,
Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965,
Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983 dhe Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971