Ballina / KOSOVA / Prishtinë: Urdhërarrest për dy deputetët e Vetëvendosjes
Gjykata Themelore

Prishtinë: Urdhërarrest për dy deputetët e Vetëvendosjes

Gjykata Themelore ka lëshuar një urdhër arrest për dy deputetët Albin Kurtin dhe Donika Kadajn- Bujupi.

Gjyqtari i rastit Beqir Kalludra thotë se deputetët e akuzuar nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.

“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, dhe sipas informatave të njëjtit nuk janë gjetur ne adresat e dhëna. Meqenëse të njëjtit nuk u janë paraqitur gjykata urdhëron arrestimin/ndalimin e tyre dhe dërgimin ne Qendrën e paraburgimit”, tha gjyqtari.

Në seancën e sotme nuk janë paraqitur as Flora Brovina dhe Blerta Deliu si palë të dëmtuara, e as Bekim Haxhiu si dëshmitarë.

Ne mungesë të tre të akuzuarve seanca është shtyrë për afat të pa caktuar. Ndërkaq policia nga mëngjesi ka qenë te banesa e Kurtit për ta dërguar në gjykatë.

Check Also

haradinaj_ekonomia

Haradinaj: Rritja e planifikuar prej 5 për qind, nuk mjafton

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Administratës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *