fbpx

Prishtinë: Protesta kundër ajrit të ndotur kaloi e qetë

Në Prishtinë,  në hapësirën mes Qeverisë dhe Teatrit Kombëtar banorët e kryeqytetit të Kosovës kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit.

Shumë prej tyre mbanin në dorë parullat si: “Ky ajër po ma nxen frymën”, “Nuk po mundem me marrë frymë”, “U ngufatëm, plasëm”, “Po du ajër”, “Shpend duaje Prishtinën”, “Helm” etj. Qytetarët po kërkojnë veprime konkrete nga udhëheqësit e vendit. Nuk duan të dëgjojnë vetëm fjalë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kushtuar ndotjes së ajrit

“Nuk duam më t’ju dëgjojmë duke folur, ju kemi dëgjuar qe 17 vjet, tash duam ajër, duam ajër të pastër”, tha Vullnet Krasniqi, njëri prej organizatorëve të protestës.

Përveç parullave që mbanin në dorë, u panë edhe qytetarë që protestuan në mënyrë kreative.

Me maskë në fytyrë, një qytetar kishte vendosur shumë kavanozë me ajër të pastër, për të shprehur pakënaqësitë e tij për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.