Është arrestuar dje në Prishtinë një person i cili akuzohet për trafikim të njerëzve dhe detyrimin e tyre për të kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e Prishtinës.
I arrestuari, sipas raportit të Policisë, ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.
Viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.