Ballina / KOSOVA / Prishtinë: Besohet se Shkëlqimi u vra nga shoku i tij i ngushtë
lajmi, infoglobi

Prishtinë: Besohet se Shkëlqimi u vra nga shoku i tij i ngushtë

Familjes Pllana nga Bakshia i vdiq djali i vetëm. 17 vjeçari po dyshohet se u vra nga shoku i tij i ngushtë. Policia është në kërkim të të dyshuarit të cilin ende nuk e ka kapur.

Shkëlqim Pllana u ther me thikë të shtunën rreth orës 19:00 në rrugën ‘Gustav Mayer’ në Prishtinë. Ai nuk u mbijetoi plagëve dhe vdiq rreth orës 22:00.

Familjarët të cilët po presin njerëz për ngushëllime në fshatin Bakshi të Obiliqit thonë se nuk e dinë motivin që ia mori jetën të riut.

Për Shkëlqimin që ishte futbollist në klubin futbollistik ‘Keku’ familjarët thonë se nuk ishin në dijeni nëse i ndjeri kishte problem me ndokënd.

Zyrtarja për informim në policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është duke e kërkuar.

Raportohet se ky i dyshuar është L.P dh,e ishte shok i ngushtë i Shkëlqim Pllanës.

Familjarët e këtij të fundit po kërkojnë nga autoritetet që të ndërmerren masa që raste të tilla të mos përsëriten.

Trupi i pa jetë i Shkëlqim Pllanës është dërguar për obduksion ndërsa varrimi i tij do të bëhet të hënën.

Check Also

dash_infoglobi

DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi

Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *