Prishtina, Lipjani, Drenasi, Malisheva e Prizreni kanë ndaluar përdorimin e fishekzjarreve

Qytetarët e Kosovës ndërrimin e motmoteve do ta festojnë me 100 mijë kilogramë mjete piroteknike, të cilat deri tani janë importuar kryesisht nga Kina. Nga kjo sasi rreth 3 tonë janë konfiskuar si të kontrabanduara.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se viteve të fundit për dhjetëfish  ka rënie të importit të fishekzjarrëve në Kosovës.

Sipas tij ajo që ka ndikuar në importin më të vogël të mjeteve piroteknike është vendosja e akcizës dhe vetëdijesimi i qytetarëve.

Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv nga Departamenti për Siguri Publike në Ministrisë e Punëve të Brendshme bërit të ditur  se periudha e shitjes së fishekzjarrëve në Kosovë tashmë ka filluar nga 19 dhjetori deri më  sot 31 dhjetori, ndërsa përdorimi i tyre fillon nga 26 dhjetor deri më 2 janar.

Sipas tij për shitjen e fishekzjarrëve në këtë periudhë të vitit nuk kërkohet ndonjë leje e veçantë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me qëllim të rritjes së sigurisë në qytete, komuna e Prishtinës, Lipjanit, Drenasit, Malishevës, Prizrenit e kanë ndaluar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Me urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe ka dal edhe komuna e Prishtinës. Madje shkelësit e kësaj urdhërese sipas njoftimit të kësaj komune do të gjobiten 100 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.