Prindërit do t'i zgjedhin foshnjat nga katalogu!

Po afrohet dita kur prindërit e ardhshëm fëmijën e tyre do të zgjedhin nga publikimi, duke kombinuar disa veti të dëshiruara

Fusha e bio-inxhinieringut është bërë degë e hulumtimeve mjekësore, e cila hap shumë dilema etike e morale rreh asaj se sa larg jemi të gatshëm të shkojmë me modifikimin gjenetik të pasardhësve tanë dhe të racës njerëzore. Një grup kinez i shkencëtarëve muajin e kaluar ka bërë të ditur se e kanë “rregulluar” ADN-në në nukleusin e embrionit njerëzor. Rezultatet e para nuk kanë qenë aq mahnitëse, sepse janë modifikuar vetëm katër prej 86 vezoreve. Mirëpo, profesori George Church nga Harvardi beson se për pesë deri në shtatë vite do të jetë e mundur të ndryshohen vargjet e ADN-së për nevoja të inxhinieringut gjenetik të foshnjave.

I tërë procesi në të vërtetë ka filluar në vitin 1988 në Londër, kur në spitalin Hammersmith kanë filluar procedurën para-implementuese të diagnozës gjenetike (PGD), me qëllim që t’u bëhet i mundshëm mjekëve “dizajnimi” i foshnjës, e cila nuk do të bartë gjenet me disa nga sëmundjet trashëguese. PGD fillon me frytnimin in-vitro dhe ua mundëson prindërve që të verifikojnë mos embrioni ka ndonjë gjen të keq para se t’i implantohet nënës. Që atëherë me ndihmë e PGD-së kanë lindur mbi 12 mijë foshnja. Parashikohet që në të ardhmen kjo metodë të jetë dukuri krejtësisht e rëndomtë dhe do të shfrytëzohet rregullisht, si amniosinteza, testi me të cilin para lindjes verifikohet mos fetusi ka ndonjë abnormalitet.

Shumë prindër tashmë e shfrytëzojnë PGD-në për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës së palindur. Para gjashtë vitesh një klinikë amerikane u ka ofruar çifteve madje edhe të zgjedhin disa veti fizike te bebeve të tyre, por më vonë janë tërhequr.

Por, në shtator të vitit 2013 kompania biotehnologjike 23andMe ka marrë patentin për prodhimin, i cili ua mundëson prindërve të ardhshëm të zgjedhin donatorin dhë t’i shohin fenotipet tjera të mundshme të fëmijës, i cili do të krijohej nga gameti i donatorit dhe i pranuesit, siç është mostoleranca në alkool e laktozë, apo punë e muskujve dhe fenotipe tjera, transmeton InfoGlobi.

Pra, po afrohet dita kur prindërit e ardhshëm fëmijën e tyre do të zgjedhin nga publikimi, duke kombinuar disa veti të dëshiruara.

I vetmi fre në zhvillimin e imagjinatës në këtë drejtim është fakti se me cilën do nga teknikat ekzistuese gjenet mund të fitohen vetëm me zgjedhjen nga ata ekzistues, të cilët ndodhen në vezore e spermë. Por, në qoftë se terapia gjenetike mbijeton në praktikë, prindërit në të ardhmen do të jenë në gjendje të inplantojnë në pasardhësit gjene sipas zgjedhjes së tyre.

Në këtë mënyrë, për shembull, do të “prodhonin”, për shembull, atletë kulmorë me veti të njohura qysh para lindjes. Duke pasur parasysh gjendjen në arenat e sotme garusese sportive, pyetje është se ku do të shpiente kjo. Sot lojtarët shiten të gjitnjë e më të rinj, a do të kenë nesër kontratë që para se të kenë lindur?-InfoGlobi