Ballina / KRYESORE / Prezenca e psikologëve në institucione e domosdoshme
psikologu

Prezenca e psikologëve në institucione e domosdoshme

ranzicioni dhe ndryshimi i faktorëve socialë, ka bërë që gjeneratat e reja të ndryshojnë sjelljet e tyre përballë personave të moshuar. Psikologu Ilir Havolli, tha për Radio Kosovën se prezenca e psikologëve në institucionet publike dhe private është e domosdoshme. Sipas tij, neglizhimi i kësaj çështjeje mund të ketë pasoja serioze në shoqëri.

Përjetimet e luftës së fundit, kushtet socio-ekonomike si dhe tranzicioni, kanë bërë që edhe të rinjtë të ndryshojnë sjelljet e tyre  në shoqëri, thonë psikologët. Ndërsa, për të moshuarit, mos-respekti nga gjeneratat e reja është mungesë e edukimit në shkolla.

Atëherë ka qenë respekti më i madh, kultura më e madhe, dituria më e madhe, çdo gjë ka qenë në vendin e vet. E tani, po duket se ka ndryshuar çdo gjë… si kultura si të gjitha. Nuk po di a janë prej mërzie, a varfëria … nuk e di, por me të vërtetë njerëzit janë  shumë nervozë. Jo pak, po shumë nervozë.

Ndërsa për gjeneratat e reja ka shumë arsye që temperamenti i tyre të jetë më i ashpër në jetën e përditshme. Valmir  Hazeri rrëfen. ‘Koha përpara është diçka tjetër, tani ne jemi duke jetuar në njëfarë lloj demokracie që nuk është as socializëm, e as komunizëm e as nuk e di….. çka është?! Ajo kohë ka qenë ndryshe, kur një njeri ka punuar për 10-12 persona, ndërsa  tani 2 anëtarë punojnë e më shumë vështirësi i sigurojnë kushtet e jetesës”, tha ai.

Çdo shoqëri e dalë nga lufta është e domosdoshme të ketë përkujdesje psikologjike, tha për Radio Kosovën Ilir Havolli, kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës.

“Ne nuk e kemi marrë asnjë hap që popullatës së tillë që ka dalë nga lufta t’i ofrojmë mbikëqyrje psikologjike. Është e pamundur që një person që e ka përjetuar luftën herë pas herë mos të përjetojë një stres sado të vogël”, tha ai.

Havolli tha se prezenca e psikologëve në institucione private dhe publike  është e domosdoshme.

“Sa më shumë që të neglizhojmë inkorporimin e psikologëve ku ka të bëjë individi si qenie njerëzore, është urgjentisht dhe i pazëvendësueshëm, dhe sa më shumë që e vonojmë këtë proces kam frikë se gjërat do të shkojnë jo në rrjedhën e duhur”, tha ai.

Ndërsa, disa të rijnë që punojnë në kompani private kanë thënë për Radio Kosovën se nga frika që mund t’i humbin vendet e punës,  po bën që sjelljet e tyre të jenë më temperamente.

Autor: Vaide Morina, Radio Kosova

@Fluidi

Provo po ashtu

ambasada e SHBA-ve

ShBA: Ligjet nuk sjellin ndryshime të menjëhershme. Janë fillimi i ndërtimit të një force transparente

Menjëherë pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të tre Ligjeve që i hapin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.