Borut Pahor, presidenti i sllovenisë

Presidenti i Sllovenisë sot viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën dhe të martën për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mësohet se Pahor do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, ku temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.

Fillimishit takime do të këtë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve.

Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.