Ballina / BOTA / Presidenti në instagram, kandidati në snapchat
svyatoslav, ukraina, politika

Presidenti në instagram, kandidati në snapchat

Këngëtari krijoi partinë e tij  të quajtur Golos ose Voice si një ndryshim nga politika tradicionale 

Duke qëndruar në skenë në një bluzë të zezë, ylli rokut ukrainas Svyatoslav Vakarchuk ju drejtua fansave të tij duke i pyetur nëse ishin ‘ngopur’ me mënyrën se si po qeverisej vendi i tyre. “Sa prej nesh dëshirojnë ndryshime të vërteta, sa prej nesh janë të lodhur nga politika e vjetër?”, i thërriste ai turmës duke mbajtur mikrofonin në ajër.

44 vjeçari, anëtar i grupit Okean Elzy paraqiti planet e tij për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 21 korrikut në një platformë që përfshin zvogëlimin e numrit të oligarkëve, duke përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe duke ndihmuar inovatorët. Vakarchuk po përpiqet të përfitojë nga fryma anti-establishment që është në rritje në Ukrainë, e njëjta frymë që e bëri komedianin televiziv Volodimir Zelenskiy President në muajin prill.

Këngëtari krijoi partinë e tij, të quajtur Golos ose Voice, dhe po është duke vizituar vendin përpara votimit të parakohshëm. Ashtu si Zelenskiy, ai e ka paraqitur veten si një ndryshim nga politika tradicionale dhe një armik i korrupsionit dhe standardeve të ulëta të jetesës. Në rrezik është shansi për të formuar qeverinë e një vendi në vijën e frontit të përplasjes së Perëndimit me Rusinë pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Lufta midis trupave ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin Donbass lindor ka vrarë 13,000 njerëz.

Partia e Shërbëtorit të Popullit të Presidentit Zelenskiy, i quajtur sipas serialit televiziv ku ai luante një president imagjinar, është në rrugë për të fituar votimin e korrikut. Një sondazh i kohëve të fundit sugjeroi se Vakarchuk mund të arrijë deri në pozicionin e tretë, duke e bërë atë aleat të mundshëm të koalicionit nëse Zelenskiy nuk fiton shumicën.

Të dy palët thonë se është e parakohshme për të diskutuar një lidhje, por ka një bazë të përbashkët sidoqoftë. Të dy kanë një stil jozyrtar dhe janë të rehatshëm nëpër mediat sociale; Zelenskiy poston mesazhet e tij dhe stërvitjen në palestër në Instagram; ndërsa Vakarchuk ka publikuar fotografi nga klasat e tij të yoga-s si dhe trupi i tij i palestruar në snapchat. (Reuters)

Provo po ashtu

Kush do ta zëvendësoj John Boltonin ?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 17 shtator, shpalli pesë emra si zëvendësues …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.