Ballina / BOTA / Presidenti katalonas: U largova sepse Spanja planifikonte dhunë
Carles Puigdemont_infoglobi

Presidenti katalonas: U largova sepse Spanja planifikonte dhunë

Presidenti i qeverisë katalonase, i shkarkuar nga Madridi, Carles Puigdemont, pohoi sot se ishte larguar në Belgjikë pasi qeveria spanjolle po përgatiste një valë dhune ku ai do të akuzohej si përgjegjës.

Në një intervistë në radion “Katalonja”, Puigdemont rikonfirmoi se qeveria e tij kishte vendosur të ndahej, ai vetë dhe katër nga këshilltarët e tij (ministra) do të largoheshin në Belgjikë për të ndërkombëtarizuar kauzën e tyre, pjesa tjetër do t’i përgjigjej kërkesës së drejtësisë, e cila i ka lënë në paraburgim.

“Besoj se nuk jemi gabuar. Jam absolutisht i bindur se shteti spanjoll kishte përgatitur një valë represioni mjaft të ashpër, dhe dhune ku do të na akuzonte të gjithëve si përgjegjës”, pohoi politikani i cili shprehet se përfaqëson ”një qeveri në mërgim”.

Puigdemont nuk sqaroi sesi largimi i tij në Belgjikë do të kishte shmangur dhunën që e akuzon Madridi për planifikim.

I dyshuar si të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë së shkarkuar katalonase nga ana e Madridit për ”rebelim, komplot dhe përvetësim të fondeve publike”, Puigdemont dhe katër ministra janë të kërkuar nga drejtësia spanjolle.

Një gjykatë belge pritet të shqyrtojë më 17 nëntor mandat arrestin e lëshuar nga Spanja.

 

 

Provo po ashtu

Mediat: Uashingtoni i vë sanksione Turqisë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur për një pako sanksionesh kundër Turqisë, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.