kataloni

Presidenti i Katalonjës nën presion për të hequr dorë nga shpallja e pavarësisë

Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, është duke u përballur me presion në rritje për të hequr dorë nga planet për ndarje nga Spanja.

Ai pritet që sot në mbrëmje t’i adresohet parlamentit të Katalonjës.

Janë përhapur spekulime se ai mund ta shpallë deklaratën e pavarësisë në mënyrë të njëanshme, pas referendumit të kontestuar.

Ndërkohë, Franca dhe Gjermania janë shprehur haptas se e përkrahin një Spanjë të bashkuar.

Kryetarja e Barcelonës, Ada Colau, u ka bërë thirrje Puigdemontit dhe kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, që ta zgjidhin krizën.

Para fjalimit të Puigdemont në parlamentin katalan të martën në mbrëmje, Colau i ka bërë thirrje atij të mos e shpallë pavarësinë, ndërsa Rajoys i ka bërë thirrje hedh poshtë çfarëdo mundësi për kontroll direkt nga Madridi.

“U bëj thirrje atyre të mos marrin asnjë vendim që e prish mundësinë për dialog dhe ndërmjetësim”, ka thënë ajo.

Lideri i partisë opozitare, Partia Socialiste e Spanjës, Pedro Sanchez, i cili e kundërshton pavarësinë e Katalonjës, ka thënë se çfarëdo shpallje e njëanshme e pavarësisë do ta prishë harmoninë shoqërore në Spanjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.