Ballina / KOSOVA / Presidenti Bill Clinton arrin në Kosovë
clinton , pacolli, jahjaga

Presidenti Bill Clinton arrin në Kosovë

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është pritur nga zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi të ardhjes së Bill Clintonit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nryshe eskorta e tij zyrtare është nisur drejt Prishtinës.

Clinton do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të nderohet me dekoratë sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton RTKlive. Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.

Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jenë prezentë në Kosovë për të kremtuar nesër (e mërkurë) së bashku me qytetarët 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

Provo po ashtu

kadri veseli

Veseli largon nga pozitat personat me aktakuza të konfirmuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.