Ballina / RAJONI / President i vetëshpallur i Çamërisë kishte borxhe të shumta
Festim Lato, cameria

President i vetëshpallur i Çamërisë kishte borxhe të shumta

Dilemat e një dite më parë nëse ishte apo jo Festim Lato, personi i ekzekutuar në Holandë janë shuar përfundimisht paraditen e sotme, pasi jo vetëm Policia shqiptare, por edhe familjarët e konfirmojnë një fakt të tillë

Në familjen e 48 vjeçarit Festim Lato në lagjen “Lirim” të Vlorës janë hapur dyert e mortit. Në familjen e madhe me 9 fëmijë hyjnë dhe dalin të afërm dhe familjarë, që shprehin ngushëllimet e tyre për çfarë ka ndodhur shumë kilometra larg Shqipërisë. Vëllai i madh i familjes, Xhemil Lato tregon se ende nuk e kanë konfirmuar 100 për qind se vëllai i tyre është vrarë. Madje, ai shtoi se janë duke pritur analizat e AND-së, shkruan gazeta shqip.

Ai tregon se fëmijët e Festimit nuk janë lejuar nga policia holandeze që të hyjnë në morg për verifikimin e trupit. Në fakt, banesa pret ngushëllime, por në hyrjen e banesës trekatëshe pavarësisht se janë hapur dyert e mortit, nuk ka asnjë lajmërim vdekje. Ndoshta kjo për faktin se askush nuk është në gjendje të pohojë se kur mund të mbërrijë në shtëpi, trupi i pajetë i të vetëshpallurit President i Çamërisë.

Burime të afërta shprehen për mediat belge se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove. Ata shtojnë më tej se në muajin prill Lato u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen. Po sipas medieve belge, shqiptari kishte borxhe të shumta dhe kjo mendohet se është edhe arsyeja e vrasjes. Policia tha më herët se kishte marrë një njoftim nga familjarët e tij, të cilët kishin thënë se i afërmi nuk po bëhej i gjallë prej një jave. Mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri kishte një ushtri kreditorësh pas tij.

Provo po ashtu

shtetaset e huaja

Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.