Presidenca e BeH votoi kundër njohjes së Kosovës shtet

Anëtarë të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e njohin Kosovën.

Në presidencën e Bosnjës, është mbajtur një seancë për këtë gjë sipas burimeve të mediumit “Srna”, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq, së bashku me anëtarin serb të Presidencës, Milorad Dodik, votuan kundër njohjes së Kosovës.

Komshiq më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihej në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe se, siç tha ai, pavarësia e Kosovës së vetëshpallur është një situatë faktike.

Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do ta inicionte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, shkruan Srna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.