Ballina / KOSOVA / Premton Veseli: Do hapet Zyra e Biznesit në Kuvend

Premton Veseli: Do hapet Zyra e Biznesit në Kuvend

Prishtinë: “Unë kam marrë një vendim në lidhje me krijimin e zyrës së biznesit në Kuvend në mënyrë që ju të jeni të angazhuar dhe të keni qasje ditore dhe të vazhdueshme me ligjvënësit. Në këtë mënyrë angazhimi juaj duhet të jetë më direkt në komisione, në draftim të ligjeve, amandamentim apo edhe inicim të ndonjë ligji”, ka njoftuar komunitetin e biznesit ,  Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Vendimin, kryetari i Kuvendit e kumtoi gjatë takimit me përfaqësues të komunitetit të biznesit, që u mbajt të premten Odën Ekonomike të Kosovës.

Hapi i parë, në qasjen e parlamentarizmit ekonomik, sipas Veselit, është “nisja e dialogut në mes Kuvendit të Kosovës dhe komunitetit biznesor”.

“Në këtë mënyrë angazhimi juaj duhet të jetë më direkt në komisione, në draftim të ligjeve, amandamentim apo edhe inicim të ndonjë ligji”, i është drejtuar Veseli përfaqësuesve të këtij komuniteti.

“Nëse bëjmë analiza të shumta për ambientin biznisor në Kosovë identifikohen probleme dhe sfida të shumta dhe identifikohet nevoja e respektimit të rendit dhe ligjit”, theksoi Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. Ai theksoi se komuniteti i biznesit dhe institucionet e Kosovës nuk kanë nevojë “të kërkojnë dhe të bëjnë as më shumë e as më pak se sa bën Evropa”.

Në takim ishin prezent përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, të Aleancës Kosovare të Biznesit, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Odës Tregtare Kosovare-Turke, të European Investment Council, Shoqatës së Bankave të Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve të mëdha të Kosovës./infoglobi