Ballina / BOTA / Prapë dridhet Merkel
Anthony Reney, Angela merkel

Prapë dridhet Merkel

E kaplojnë dridhjet për herë të tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sot duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne, që është hera e tretë e dridhjeve gjatë muajve të kaluar.

Trupi i Merkelit dridhej ndërsa qëndroi me Rinne gjatë nderimeve ushtarake në mbërritjen e tij.

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Merkel atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi. Pas gjysmë ore Merkel erdhi në parlament dhe dukej mirë.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej. Pas intonimit të himnit, ai ndihej më mirë.

Në fund të Samitit dyditor të G20 në Osaka, Merkel (65) tha se i kupton pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ajo ndjehej mirë.

“Unë jam mirë”, tha Merkel në Osaka. Ajo shtoi se ishte e bindur se reagime të tilla “vijnë dhe shkojnë”.

Provo po ashtu

Vërshime katastrofale në jug të Azisë, mbi katër milionë të zhvendosur

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e shirave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.