fbpx

Pozitë e opozitë udhëtojnë bashkë. Ja kush më shumë !

Deputetë të pozitës dhe opozitës nuk kanë hezituar të udhëtojnë bashkë në shtete të ndryshme, vizita këto që i bëjnë në kuadër të Komisionit Parlamentar për punë të jashtme. Kostoja e udhëtimeve të tyre vjet i kushtoi bugjetit të Kosovës i kushtoi 150 mijë euro.

Për anëtarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, veç arsyeve tjera që deputetët e pozitës dhe opozitës shkojnë bashkë janë “relaksi dhe mëditjet”.

“I vetmi vend që na bashkon dhe na tubon tash opozitë dhe pozitë janë vendet e jashtme. Aty janë vendet ku relaksohen dhe i marrin do mëditje kur kthehen”, thotë ai për RTK’në.

Ndërkohë nga KDI, thonë se deputetët kanë dështuar t’i vizitojnë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që sado pak të kontribuojnë për njohjen e shtetit.

Duke iu referuar burimeve brenda KDI-së mësohet se ky është numri i udhëtimeve vjet:

PDK e para me 75 udhëtime

LDK 58

VV 31

AAK 21

NISMA 18

Nga deputetët vjet më së shumti kanë udhëtuar:

Teuta Sahatcija

Enver Hoxhaj

Blerta Deliu

Xhavit Haliti dhe

Donika Kadaj Bujupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.