Ballina / BOTA / Portugalia pushtohet nga zjarret, 64 të vdekur, evakuohen 4 qytete
In Fabric
Portugalia pushtohet nga zjarret
Portugalia pushtohet nga zjarret

Portugalia pushtohet nga zjarret, 64 të vdekur, evakuohen 4 qytete

Më shumë se 2 100 punonjës të zjarrfikësve janë shpërndarë në të gjithë Portugalinë për të shuar zjarret në më shumë se 170 vatra, vetëm dy muaj pas një seri zjarresh shkatërruese në vend ku mendohet të kenë vdekur 64 persona.

“Masat e ndërmarra kanë përfshirë rreth 680 automjete dhe 15 avionë”, raportoi sot Mbrojtja Civile portugeze në Lisbonë.

Vatrat e zjarreve më vdekjeprurëse kanë qenë në komunën e Abrantes, rreth 130 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Banorët e katër fshatrave të kërcënuar nga përhapja e menjëhershme e flakëve të zjarrit u transferuan në zonat e sigurta.

Check Also

Qehaja: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL shumë i vështirë

Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka deklaruar se gjasat që sivjet Kosova në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *