Ballina / Kulturë / Portreti i Ismail Qemalit tek “Nëntori i dytë”

Portreti i Ismail Qemalit tek “Nëntori i dytë”

Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas

Sandër Prosi, aktori i madh i kinematografisë shqiptare, sot plot 97 vjet nga lindja, si pakkush arriti të depërtonte brenda karaktereve dhe figurave historike duke i tejkaluar ato dhe duke i bërë të pavdekshme, si portreti i Ismail Qemalit tek “Nëntori i Dytë”, apo Dhaskal Todri tek “Udha e Shkronjave”.
Jo pak herë ai do të thirrej me emra të ndryshëm dhe do të linte mbresa të veçanta për spektatorët, duke sjellë para syve të tyre Abdyl Sharrën, kapitenin e Bigës, dr. Kristo Borovën, peshkatarin Vrana, Jaho Labin, Miti Vozarin, Sefedinin, Dhaskal Todrin, Ismail Qemalin, prof. Mirushin, kolonelin Xhon, Brunon, Markun, gjeneralin, Pilo Mullixhiun e të tjerë.

Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bëri që asnjëri prej tyre të mos i ngjajë tjetrit.

Ai e njihte mirë letërsinë, e cila e ndihmonte për t’i zbërthyer mjeshtërisht personazhet, para se të vishte petkun e tyre.
Sandër Prosi vdiq tragjikisht në sheshxhirimin e filmit “Pranverë e hidhur”, në vitin 1985. Pas vdekjes ai është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.