Ballina / KRYESORE / Politikanja e numrave, gruaja e parë në krye të BE-së
Ursula von der Leyen

Politikanja e numrave, gruaja e parë në krye të BE-së

6 vite minister e mbrojtjes, 14 vite ministre e CDU-së, nënë e shtatë fëmijëve, 12 vjet martesë, 13 vjet jetoj në Bruksel, 29 vjet në CDU

Pas gjashtë vitesh të kaluara duke komanduar me gjeneralë dhe admiralë, ajo është gruaja e parë në historinë e drejtimit të Komisionit Europian.Gjashtëdhjetë e një vjeçe, nga të cilat 14 të kaluara pa ndërprerje si ministre e CDU-së. Ursula von der Leyen është e pasionuar në ëndrrën e një Europe federale dhe besnike e Angela Merkelit, e cila e donte gjithmonë pranë në qeveritë e saj. Ursula von der Leyen është një grua e hekurt.

Mjeke me gjak blu (rrjedh nga një familje baronësh nga Breme, të pasuruar pas tregtisë me Rusinë në fund të shekullit XIX) Ursula është nënë e shtatë fëmijëve të lindur në 12 vjet nga martesa me një tjetër mjek, i shndërruar më pas në biznesmen. Vendosmërisht europiane, nga fakti se u lind në Ixelles dhe u rrit në Bruksel, ku jetoi për 13 vjet duke mësuar përveç gjermanishtes, edhe frëngjishten dhe anglishten.

Në kohën kur ishte studente në Londër, iu desh të përdorte një emër të rremë pasi ishte në listën e objektivave të një organizate terroriste gjermane të kohës.  Politikisht, Ursula von der Leyen është fëmijë arti pasi babi i saj, Ernst, ka qenë prej një kohe të gjatë president i landit të Saksonisë së Poshtme.

Në CDU ajo hyri në vitin 1990. Pas një përvoje lokale, në vitin 2005 ajo bën kapërcimin e madh në politikën kombëtare, pas Merkel e kërkoi për ministre të Familjes nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga ky vit deri në 2013 ajo shërbeu si ministre e Punës dhe e Çështjeve Sociale. Në fund mori postin e ministres së Mbrojtjes, ku nuk pati një jetë të lehtë për shkak të raporteve të vështira me shefat e shtabeve të përgjithshme si edhe për shkak të një serie skandalesh, ndërmjet të cilëve historia e disa konsulencave që kushtuan miliona euro, por që doli prej tyre pa asnjë faj.

Disa probleme të vogla i pati edhe kur u akuzua, në vitin 2015, ashtu siç kishte ndodhur edhe me një ministër tjetër gjerman të Mbrojtjes, për plagjiaturë të doktoraturës, por që më pas rezultoi e pabazë. Në të kaluarën ka qenë kandidate edhe për sekretare e përgjithshme e NATO-s, por edhe për presidente e Gjermanisë, në postin e Frank-Walter Steinmeier.

Por, asnjëherë nuk i shkoi mbarë. Ashtu si edhe për kreun e CDU-së, ku në fund u zgjodh Annegret Kramp-Karrembauer dhe jo ajo. ”Ndoshta sepse”, siç shpjegon një vëzhgues u vëmendshëm i çështjeve politike të Berlinit, ”ajo është më shumë mike e Merkelit se sa e bazës së partisë, ku nuk gëzon shumë simpati”.  ”Atë e shihnin si një yll në perëndim e sipër, por në fund era ndryshoi drejtim”, thekson ai. (Nga Francesco Bongarrà) a.jor/ATSH

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.