Ballina / RAJONI / Policia propozon 10-fishimin e gjobës për celularin
trafiku , aksident

Policia propozon 10-fishimin e gjobës për celularin

Numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri është ulur në krahasim me vitin e kaluar.

Siguria rrugore cënohet nga një sërë shkaqesh, që nga cilësia e rrugëve dhe sinjalistika rrugore, deri tek sjellja e drejtuesit të mjetit. Policia synon të godasë pikërisht disa prej sjelljeve tipike të drejtuesve, që janë burim aksidentesh.

“Janë rreth 40 viktima më pak në raport me 2016-n”, deklaron Mitat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, transmeton Gazeta Shqip.

Prej më shumë se një viti në Parlament qëndron në “sirtar” një paketë propozimesh ligjore që parashikon ndër të tjera rritjen e gjobës për përdorimin e celelularit në makinë.

“Përdorimi i celulari është një nga problemet kryesore. Drejtuesit e mjetit e kanë kthyer në modë përdorimin e tij dhe nuk besoj se do të mund ta ulim me vlerën aktuale të masës administrative prej 15 mijë lekë të vjetra”, thotë Tola.

Për këtë fenomen, policia ka propozuar që vlera e gjobës të 10-fishohet. Ndërkohë, vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës, 5 drejtues mjetesh u arrestuan në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!