Ballina / KRYESORE / Policia procedon penalisht administratorët e portalit “Jeta osh Qejf”, shkak lajmet e rreme
news media fake

Policia procedon penalisht administratorët e portalit “Jeta osh Qejf”, shkak lajmet e rreme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e paralajmëroi që në orët e para të mëngjesit, në mbledhjen e qeverisë, se kushdo që dispononte një kanal komunikimi dhe e përdorte atë për lajme të pavërteta apo për përhapje paniku do të përballej me mbylljen, bazuar edhe në shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Pasditen e së enjtes, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi, në një deklaratë për shtyp deklaroi se janë proceduar penalisht administratorët e një faqeje interneti për publikimin e njoftimeve të rreme në rrjetet sociale.

Procedimi penal nisi për shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç të cilët akuzohen për përhapjen e panikut në publik përmes publikimit të lajmeve destabilizuese.

“Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019  ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës”, deklaroi zyrtari i lartë i policisë, Lutfi Minxhozi.

Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmerim të prerë për të gjithë portalet dhe kanalet e informimit, se do te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!! 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.