Ballina / KOSOVA / Policia po heton rrethanat e 11 vjeçarit që vdiq pasi e goditi minibusi
11 vjeçari

Policia po heton rrethanat e 11 vjeçarit që vdiq pasi e goditi minibusi

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmijë rreth 11 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Sipas policisë së rajonit të Mitrovicës, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. Ndërsa ndaj të dyshuarit drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.