Ballina / KRYESORE / Policia nuk bëri asgjë për 12 vjeçarin
KOMF, policia

Policia nuk bëri asgjë për 12 vjeçarin

12 vjeçari në Fushë Kosovë ishte dhunuar 3 herë nga i njëjti person, ka dështuar i gjithë sistemi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e fëmijëve KOMF ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Prokuroria e Shtetit për zbardhjen e rastit të vdekjes së 12 vjeçarit në komunën e Fushë Kosovës.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi në një konferencë për media ka thënë se sipas Policisë fëmija ka pasur shenja dhune dhe se autopsia tregon se fëmija është dhunuar tre herë nga i njëjti person.

“KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportit e autopsisë ndërsa mjekësia ligjore ka thënë se janë në pritje të analizave të tjera dhe pas përfundimit do t’i dërgohet prokurorit të çështjes”, ka thënë Kelmendi.

Akoma më shqetësuese sipas saj mbetet se nëna ka qenë e informuar nga vet fëmija për rastin në fjalë dhe se e kishte paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Ndersa, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale S.O i cili pak ditë më parë dyshohet se ka vrarë një të mitur në Fushë Kosovë, në trupin e të cilit u gjetën edhe shenja të dhunës seksuale.

Prokuroria ditën kur u gjet trupi i 12 vjeçarit nga një pastrues, i mbështjellë me batanije, ka thënë se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, e plagë kishte pasur edhe në kokë.

“Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raport.

Ndërsa, Gani Lluka, po ashtu nga ky koalicion theksoi se në rastin e vrasjes së fëmijës ka dështuar i gjithë sistemi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ku sipas të dhënave fëmija disa herë ka kërkuar mbrojtje .

Ngjarja e rende ndodhi me 11 korrik, ndërsa i dyshuari për vrasjen e fëmijës dymbëdhjetë vjeçar u arrestua sot. Info Globi/Radio Kosova

 

Provo po ashtu

zgjedhjet

Prokuroria: Deri 5 vjet burg pë ata që shkelin “votën”

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.