Policia, Mbytet në pishinë 13 vjeçarja

Një fëmijë 13-vjeçar dyshohet të jetë mbytur të shtunën në një pishinë në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka thënë se informatën për rastin e ka pranuar pasdite. 13-vjeçarja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se njësitet kompetente të Policisë, përfshirë hetuesinë, kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13-vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë në një pishinë në një fshat të Lipjanit dhe e njëjta është sjellë në qendrën e mjekësisë familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.