Ballina / KRYESORE / Policia ka arrestuar dy gazetarë

Policia ka arrestuar dy gazetarë

Ata publikuan lajmin e rremë, ku thuhej se në orën 23:00 të së dielës Shqipëria do të goditej nga një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter

Policia e Shtetit ka bërë një reagim në këtë orë të vonë nga ku ka lajmëruar se ka arrestuar dy gazetarë të dy portaleve shqiptare në lidhje me publikimin e një lajmi të rremë, ku thuhej se në orën 23:00 të së dielës Shqipëria do të goditej nga një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter.

Ndërkohë mbi këtë lajm, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: “Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para”.

Lajmi përhapi panik masiv dhe bëri që mijëra qytetarë në Tiranë dhe Durrës të dilnin nga banesat e tyre. Policia në njoftimin e saj  thotë se lajmi u postua fillimisht në një portal dhe më pas në disa të tjerë.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.