Ballina / KRYESORE / Policia jep detaje rreth arrestimit të Action Bronson
action-bronsonm

Policia jep detaje rreth arrestimit të Action Bronson

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në parkun e Gërmisë është ndaluar personi me inicialet A.B nën dyshimin se është hasur në posedim dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

Bëhet fjalë për reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i cili përformoi mbrëmë në natën e dytë të festivalit Sunny Hill, që po mbahet në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se A.B në shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, është shprehur Kelani .

Bronson është arrestuar mbrëmë gjatë përfomancës së tij në festivalin Sunny Hill, pasi që ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria, fsk

Janjiq: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, deklaroi sot se procesi i formimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.