fbpx
policia e kosoves

Policia identifikon veturën me të cilën ikën plaçkitësit e bankës

Policia e Kosovës thotë se ka identifikuar veturën me të cilën kanë ikur 4 prsonat  që dyshohet se kanë sulmuar dhe plaçkitur selinë e një banke në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në Çagllavicë.

Plaçkitja e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 15:00 dhe ate gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë. Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me furgon nga pjesëtarët e sigurimit të bankës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të dyshuarve që kryen grabitjen e armatosur në një bankë në dalje të Prishtinës është katër.

“Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre”, mëson infoglobi nga zyrtarët policorë.

Filiali i bankës e cila është plaçkitur kësaj radhe është “Teb Banka”. Përderisa numri i grabitjeve të armatosura po shtohet,  institucionet po tregohen të pafuqishme t’i ofrojnë mbrojtjen e duhur institucioneve bankare. Kohë më parë duke u vënë në mbrojtje të një banke, të dyshuarit për plaçkitje kanë vrarë edhe një polic në Istog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.