Ballina / KOSOVA / Policia e Kosovës : Edhe një shtetas i Kosovës vritet në Siri
siri

Policia e Kosovës : Edhe një shtetas i Kosovës vritet në Siri

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj. Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend.

Deri më tash në Siri kanë vdekur 76 shtetas të Kosovës.

Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se policia, “nga burime të ndryshme ka marrë informacione për vdekjen e këtij personi”.

Mirëpo, sipas tij, “duke iu referuar situatës në zonat e konfliktit, nuk posedohet dokumentacioni apo informacioni zyrtar për vrasjen e tij”.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak aktualisht gjenden 60 persona.

Po ashtu është raportuar se në këtë vend janë edhe 40 gra dhe 50 fëmijë.

Check Also

prekaz

Prekazi mbolli fidanë për secilin shtet që e ka njohur Kosovën

116 fidanë janë mbjellë në shenjë mirënjohjeje për të gjitha vendet që e kanë njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *