Policia e Kosovës arreston Xhabir Zharkun

Ish-kryetari  i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës sot në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës nga autoritetet policore të Kosovës.

Lajmin për arrestimin e Zharkut e ka konfirmuar Baki Kelani, drejtori i zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Mësohet se  Zharku është arrestuar lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij, përkatësisht për lëndën e hapur gjatë vitit 2010.
Siç dihet Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës së autoritetit zyrtar , si dhe ushtrim i ndikimit.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.