fbpx

Policia e Kosovës arreston 32 persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 32 persona të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

“Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 32 persona të dyshuar të involvuar në vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa janë dërguar në mbajtje 13 persona.

Aksidente me fatalitet fatkeqësisht ka përfunduar një rast.

Kurse sa i përket aksidenteve në trafik të tilla raste me lëndime kanë qenë gjithsej 18 raste kurse pa lëndime 34 aksidente.

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 911 tiketa të trafikut./infoglobi.info/

error: Content is protected !!