Ballina / KOSOVA / Policia me detaje për aksidentet fatale që ndodhën mbrëmë në Drenas
tre te vdekur ne komoran

Policia me detaje për aksidentet fatale që ndodhën mbrëmë në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy aksidentet që ndodhën mbrëmë në Drenas e ku vdiqën tre persona dhe u lënduan disa tjerë.

“Drejtuesi i veturës, mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vet aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar kanë humbur jetën. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia për rastin e parë që ndodhi fiks në ora 20:00.

Ndërkohë në një vdekje që mendohet se ndodhi në 20:20, policia ka thënë se “Ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjeti- autoambulancë dhe një kamioni. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient K/Shqiptar, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë. Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar-e) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Provo po ashtu

TCH: Lëvizja e lirë është ide që gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.