Policia arreston 78 persona gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 78 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe izolim shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Arrestime ka pasur në Prishtinë ku gjatë 15 rasteve të ndryshme raportohet të jenë arrestuar 67 persona, në Gjilan një person, në Prizren në katër raste të ndryshme janë arrestuar gjashtë persona, dhe në Gjakovë po ashtu janë arrestuar katër persona, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.