fbpx
sulmi Las Vegas

Policia amerikane në kërkim të bashkëpuntores së Stephen Paddock për sulmin në Las Vegas

Policia amerikane tha se është vënë në kërkim të një gruaje, të identifikuar si Marilou Danley, e cila besohet se ka udhëtuar me të dyshuarin.

Megjithatë, sherifi Joe Lombardo tha se policia beson se sulmuesi ka qenë nga të ashtuquajturit “ujq të vetmuar”, që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste.

Lombardo tha se nuk mund të japë me saktësi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, por konfirmoi se dy oficerë jashtë detyrës janë në mesin e të vrarëve.

Një zëdhënëse e spitalit tha se 14 të plagosur janë në gjendje kritike.

Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.

Disa fluturime u devijuan po ashtu.

Festivali i muzikës ishte duke u zhvilluar që nga e premtja, pranë disa hoteleve në shiritin e Las Vegasit.

Nevada, shteti ku ka ndodhur sulmi, ka disa nga ligjet më të buta të armëve në SHBA.

Njerëzit lejohen të bartin armë dhe nuk duhet ta regjistrojnë veten si posedues të tyre.

Kontrollet e historikut bëhen kur njerëzit i blejnë armët, por ata gjithashtu lejohen t’i shesin ato privatisht.

Numri i viktimave në Las Vegas bën që këto të jenë të shtënat më masive vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.