Ballina / KOSOVA / Polici rreh gruan, arrestohet dhe suspendohet nga puna
policia e kosoves

Polici rreh gruan, arrestohet dhe suspendohet nga puna

Një zyrtar i Policisë është përfshirë në një rast të dhunës në familje në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, i njëjti ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor i cili është njoftuar nga Policia se një polic është përfshirë në rastin e dhunës në familje.

“Hetuesit e IPK-së respektivisht Departamentit të Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar me viktimën e këtij rasti. Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent kurse viktima e këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje me dyshimin se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Provo po ashtu

Veliu: Nuk jam takuar asnjëherë me Sami Lushtakun

Agim Veliu, i cili ditëve të fundit është raportuar nëpër medie se i ka gjasat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.