Ballina / Kulturë / Polanskin e ndjek e ‘kaluara’
Roman Polanski

Polanskin e ndjek e ‘kaluara’

Fituesi i Cmimit Oscar Roman Polanski është tërhequr nga paraqitja e tij në festivalin e filmit në Locarno të Zvicrës ku është dashur ta marr cmimin për arritjet jetësore në fushën e kinematografisë botërore.

Ai ka marr vendimin të mos shkoj në ceremoni për shkak të përtëritjes së kritikave nga disa politikanë zvicran se “polanski është pedofil’, kritika këto të cilat u hodhën poshtë nga komuniteti i artistëve.

Tetëdhjetë vjecari njihet me filmat botëror që i ka prodhuar gjatë karrierës së tij, si Pianisti, Qyteti kinez, e shumë të tjerë që fituan shpërblime të panumërta.

“Të nderuar miq për shkak se prezenca ime po provokon tensione ju njohtojë se kam anuluar ardhjen time në Festival’, i është drejtuar Polanski me një letër personale organizatorëve të festivalit.

Polanski ka braktisur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1997 për shkak të akuzave se ka dehur dhe abuzuar seksualisht me një 13 vjecare, derisa ndodhej në shtëpinë e mikut të tij, aktorit Jack Nicholson në Los Angeles.

Për shkak të akuzave Polanski kishte kaluar 42 ditë prapa grilave dhe ishte e qartë që nëse mbetej në SHBA ekzistonte rreziku që të dënohet me 50 vjet burgim.

Prej atëherë ai jeton në kontinentin europian, ku po e përcjellin akuzat e vjetra 40 vjet. Në vitin 2009 ate paksa nuk e ekstradoi për në SHBA Zvicra, ku Polanski poashtu ka përfunduar për dy muaj qëndrim prapa grilave, derisa autoritetet zvicrane vendosën që mos ta ekstradojnë në SHBA..

Drejtori artistik i Festivalit , si shumë përfaqësues tjerë të komunitetit artistik ka përsëritur se “Polanski nuk është pedofil dhe se e gjithë fushata kundër tij bëhet për shkak të ndërhyrjeve politike në lirinë e shprehjes artistike’./infoGLOBI

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.