Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Po shpenzohet me të madhe për Bitcoin, familjet në Islandë rrezikojnë të mbeten pa rrymë

Po shpenzohet me të madhe për Bitcoin, familjet në Islandë rrezikojnë të mbeten pa rrymë

Islanda është duke u përballur me një rritje “eksponenciale” të pajisjeve që bëjnë “mining Bitcoin”, gjë e cila edhe po shpenzon me të madhe burimet e energjisë, ka thënë një zëdhënës i firmës Islandeze të energjisë, HS Orka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këtë vit, përdorimi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave të pajisjeve për Bitcoin ka të ngjarë të tejkalojë shpenzimet e të gjitha shtëpive të Islandës.

Sipas , Johann Snorri Sigurbergsson, shumë klientë janë shtuar në tregun e “mining”.

“Nëse të gjitha projektet realizohen, ne nuk do të kemi energji të mjaftueshme”, ka paralajmëruar ai.

Islanda ka një popullsi të vogël, rreth 340,000 njerëz. Por në vitet e fundit ajo ka parë një rritje të dukshme në numrin e qendrave të reja të të dhënave.

Gati 100% e energjisë në Islandë vjen nga burime të rinovueshme.

“Mining Bitcoin” i referohet punës së bërë nga kompjuterët e lidhur me rrjetin global Bitcoin.

Këta kompjuterë zgjidhin probleme komplekse matematikore – një proces që vlen për të vërtetuar transaksionet ndërmjet përdoruesve të kripto-monedhës.

Kompjuterët që bëjnë këtë punë marrin shpërblime të vogla Bitcoin për problemet e tyre, duke e bërë atë një diçka të vlefshme, veçanërisht kur bëhet në një shkallë të madhe.

Check Also

Kriptovalutat pësojnë një ulje të lehtë

Pas një jave të vështirë në tregun e kriptovalutave, veçanërisht të Bitcoin, çmimi i tyre …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *