Ballina / Shkencë / A po i “kanoset” Tokës ky asteroid ?
asteroidi
Ilustrim

A po i “kanoset” Tokës ky asteroid ?

Në 16 dhjetor, asteroid gjigant Phaethon do të kalojë pranë tokës, në një distancë 10 milion kilometra. Megjithëkëtë shkencëtarët e konsiderojnë atë potencialisht të rrezikshëm për planetin tonë.

Herën tjetër, në vitin 2093 ai do të kalojë vetëm 2.9 milionë kilometra larg. 10 vjet pas kalimit të fundit, në 16 dhjetor do të rikthehet për të përshëndetur Tokën super asteroid Phaethon.

Ky asteroid ka një diametër prej 5 km dhe renditet i treti për nga madhësia ndër asteroidet potencialisht të rrezikshëm.

Ekspertët thonë se ai do të kaloje në një distancë të sigurte prej 10 milionë kilometër larg nesh, do të jetë i ndritshëm mjaftueshëm për t’u vrojtuar edhe me një teleskop të vogël.

Dhe pas 16 dhjetorit 2017 shkencëtarët thonë se kalimi i ardhëm shumë pranë tokës është parashikuar të ndodhë në 14 dhjetor të vitit 2093 në një distancë prej vetëm 2.9 milionë km.

Përsa i përket kalimit të tij pas disa ditësh, do të jetë e mundur që nëpërmjet radioteleskopëve të përcaktohet forma, madhësia dhe përbërja e tij , pasi deri tani natyra e Phaeton është një mister për ne.

Në fakt ai klasifikohet si asteroid por NASA ka hedhur dyshime pasi mendohet të jetë një kometë joaktive.

Kjo për disa arsye, së pari është gjeneruesi i shiut të meteorëve të dhjetorit, Geminidi dhe sepse afrohet në mënyrë periodike shumë pranë diellit duke shfaqur ngjashmëri me sjelljen e kometave. Phaeton, në mitologjinë greke është biri i Helios, perëndia e diellit.

Check Also

zbulimi mahnites

Zbulimi mahnitësnë vendin ku drita e diellit nuk arrin fare

Marian përfaqëson vendin më të thellë në sipërfaqen e planetit tonë, por edhe atje, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *