trigonometria, Babilonia
trigonometria, Babilonia

Po del se babilonasit e shpikën trigonometrinë para grekëve

Një tabelë argjile 3700-vjeçare ka provuar se babilonasit e shpikën trigonometrinë 1500 vjet para grekëve të lashtë dhe përdornin një metodë të sofistikuar matematike që mund të ndryshojë mënyrën se si ne i bëjmë llogaritjet sot.

Tabela, e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 në Irakun jugor nga diplomati dhe arkeologu amerikan Edgar Banks, i cili shpërbeu si frymëzim për personazhin e filmave Indiana Jones.

Kuptimi i vërtetë i tabelës u kishte shpëtuar ekspertëve deri tani, por kërkime të reja nga Universiteti i New South Wales në Australi, ka treguar se ajo është tabela më e vjetër dhe më e saktë trigonometrike e botës, e cila ndoshta është përdorur nga arkitektët e lashtë për ndërtimin e tempujve, pallateve dhe kanaleve.

Megjithatë, ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte një sistem me bazë 60-ën, në vend të dhjetës që përdorim ne sot. Meqënëse gjashtëdhjeta është shumë e lehtë për t’u pjesëtuar me tre, ekspertët që studiojnë tabelën zbukuan se llogaritjet janë shumë më të sakta.

“Studimi ynë zbulon se Plimpton 322 përshkruan format e trekëndëshave kënddrejtë duke përdorur një lloj të ri trigonometrie të bazuar te raportet, jo këndet apo rrathët”, thotë Dr. Daniel Mansfield i Degës së Matematikës dhe Statistikave në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të New South Wales. “Është një vepër mahnitëse matematikore që dëshmon për gjenialitet të padiskutueshëm. Jo vetëm që përmban tabelën më të vjetër trigonometrike në botë, por është edhe e vetmja plotësisht e saktë, për shkak të përqasjes shumë të ndryshme babilonase karshi aritmetikës dhe gjeometrisë.

Kjo do të thotë se ka një rëndësi shumë të madhe për botën moderne. Është një shembull i rrallë i botës së lashtë që na mëson diçka të re”.

Astronomi grek Hiparku, i cili jetoi rreth vitit 120 para Krishtit është konsideruar gjatë si babai i triogonometrisë, me tabelën e kordave në një rreth që konsiderohej si tabela më e vjetër trigonometrike.

Por tabela babilonase, që mendohet se vjen nga qyteti i lashtë sumer i Larsës, datohet mes viteve 1822 dhe 1762 para krishtit, mbi 1000 vjet më e vjetër se ajo e Hiparkut, por edhe më e saktë se ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.