Ballina / KOSOVA / Po bie numri i nxënësve filloristë
nxenesit_infoglobi

Po bie numri i nxënësve filloristë

Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në shkollat e Kosovës ka rënë mbi 11 mijë, krahasuar me një dekadë më parë. Ende nuk është e qartë sa do të jetë numri i tyre sivjet.

Nga 36 mijë e 129 sa ishin në vitin shkollor 2004/2005, në vitin 2017/2018, ishin regjistruar vetëm 27 mijë e 406. Ndërsa më 2018/2019 edhe 2 mijë më pak se në 2017. Dhjetëra miliona euro të investuara në shkolla, sidomos në fshatra janë duke dështuar.

Më 2018 janë regjistruar mbi 25 mijë nxënës në klasat e para. Derisa statistikat thonë se më 2017 ishin regjistruar 27 mijë e 406 nxënës.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka arsyetuar rënien e numrit të nxënësve me emancipimin e gruas.

“Nëse përcillet numri i lindjeve vërehet se është në rënie të vazhdueshme. Mendoj se është, të them ashtu çmimi i emancipimit, nëse mund ta them ashtu, të shoqërisë, në veçanti të gruas. Sepse gruaja synon që të punojë, të bëjë edhe karrierë, përveç që të jetë nënë. Dhe e gjithë kjo ndikon në rënien e numrit të fëmijëve. Prandaj, sipas projeksioneve do të ketë shumë më shumë njerëz të moshës mbi 65 vjeç se që ka në kohën e sotme.”, tha ai.

Ndryshe, evidencat tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 numri i nxënësve që nisën arsimin fillor ishte mbi 30 mijë, ndërsa në vitin 2011/2012 ra në 29 mijë, ku vazhdoi me rënie edhe viteve vijuese.

Provo po ashtu

supremja

Peci: Verifikimi i të kaluarës në vazhdimësi është i nevojshëm për të gjithë

Procesi i verifikimit apo siç njihet ndryshe me termin “vetting”, po shihet si i domosdoshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.