Ballina / Shkencë / Plutoni transmeton rreze X

Plutoni transmeton rreze X

Teoritikisht thuhej se kjo është e pamundur.

Mirëpo, shkencëtarët kanë mbetur pa fjalë, pasi kanë parë se planeti Pluton është duke transmetuar rreze X. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në teori.

Me anë të Observatorit “Chandra X-Ray”, ekspertët ia kanë dalë që të vërejnë rrezet X me energji të vogël, që vijnë nga Plutoni. Ky zbulim i la kërkuesit shkencorë të tronditur, meqë planeti nuk ka mekanizma natyrorë që do t’ia mundësonin atij transmetimin e rrezeve X. Si mund të shpjegohet kjo?

Ekspertët besojnë se planeti më i madh xhuxh në rripin “Kuiper” transmeton rreze X për shkak të ndërveprimit midis erërave solare dhe atmosferës së Plutonit, ashtu sikur që gazrat rreth kometave dihet të krijojnë rreze X.

Sido që të jetë, këto rreze X, që janë regjistruar, janë shumë më të mëdha sesa që kanë mundur ta paramendojnë shkencëtarët.

Check Also

toka, oksigjeni

Çka do t’i ndodhte Tokës sikur për 5 sekonda të mbetej pa oksigjen

Të gjithë ata që ndodhen në plazh, do të digjen menjëherë në lëkurë. Edhe pse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *