Platini e Figo: Ditë të zeza për futbollin

Zvicerani Sepp Blatter ka fituar edhe mandatin e pestë në krye të organizatës kulmore te futbollot FIFA, pasi që princi jordanez Ali Bin al-Hussein është tërhequr nga gara për vendin e kryetarit…

Këtë të premte në Zürich është zgjedhur kryetari i FIFA-s, përkundër të gjitha problemeve të cilat gjatë disa ditëve të kaluara, madje edhe disa orë para fillimit të Kongresit të 65-të të FIFAs, e kanë goditur organizatën botërore të futbollit. Pas rrethi të parë të votimit nuk pati fitues, ndonëse Blatter bindshëm priu (133-73 vota). Por nevojiteshin 2/3 e votave për të kremtuar në rrethin e parë.

Kur personat zyrtarë përgatiteshin për fillimin e rrethit të dytë të votimit, Ali Bin al-Hussein luti për t’ju drejtuar delegatëve.

“Faleminderit të gjithëve, por po tërhiqem nga gar. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë trima dhe ma kanë ofruar votën e mbështetjes”.

Pasi që Blatter edhe njëherë ka premtuar se do ta kthejë FIFA-n në rrugë të drejtë, kanë pasuar reagime anembanë botës, ndërsa ndër ta janë gjetur edhe ato të Luis Figos, ish-kandidatit për vendin e kryetarit të FIFA-s, dhe reagimi i kryetarit të UEFA-s Michel Platini.

“Sot ishte ditë e zezë në Zürichu. FIF-a ka humbur. Por futbolli ka humbur edhe më shumë, ndërsa më së shumti ata që vërtet e duan këtë sport”, ka shkruar Figo në profilin e tij në Facebook.

“E pabesueshme se FIFA-n e udhëheq njeriu i cili ka injoruar gjërat elementare si transparenca e demokracia. Zoti Blatter ka qenë i vetëdojshmë për korrupsionin, reketimin e ryshfetin”, ka shkruar ndër tjera ish futbollisti i Real Madridit e Barcelonës, ish-kundërkandidati i Blatterit në këto zgjedhje.-InfoGlobi