shendetesia_QKUK_infoglobi

Plagoset një infermier në QKUK, kolegët kërkojnë protestë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.

Infermieri i cili u ther me thikë në vendin e tij të punës në Klinikën e Urologjisë do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Në njoftim thuhet se SHSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve.

Ndërkaq, Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se infermieri është plagosur në departamentin e Urologjisë.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thonë në reagimin e tyre sindikalistët.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë thirrje tek te gjithë infermierët që janë në orar të punës, të dalin e të mblidhen menjëherë para Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministria e Shëndëtësisë ka reaguar ndaj therjes me thikë të infermierit sot në QKUK.

MSH përmes një komunikate për media ka deklaruar  se sulmet ndaj mantelbardhëve janë të papranueshme.

“Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.