Ballina / OP./INTERVISTA / Plagët shërohen në deti
veteranet, invalidet, uck, qeveria, deti

Plagët shërohen në deti

Rreth 400 mijë euro për invalidët dhe familjet e dëshmorëve – Veteranët kërkuan që edhe ata të dërgohen në deti

Qeveria e Kosovës, i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shoqatave të Dala nga Luftës për tua paguar rehabilitimin në bregdet dhe në banja.

Janë rreth 400 mijë euro të nada këtë vit nga Qeveria e Kosovës për rehabilitim në bregdet për Invalidët e luftës dhe Familjarët e dëshmorëve, si dhe rehabilitimin në banja të veteranëve. Hysni Gucati nga Shoqata e Veteranëve tha se kanë kërkuar që edhe veteranët të dërgohen në deti, por se tri kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur qeveria. Ai thotë se nëse tash ua miraton kërkesat qeveria, do t`ia kthejnë paratë.

Në prill të këtij viti,qeveria mori vendim që të ndajë 390 mijë euro për “ Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së”.“Të aprovohet pjesërisht 390 mijë euro për shoqatën e veteranëve, këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë”, kishte thënë Haradinaj.

Ekzekutimi i këtij vendimi figuron edhe në Dokumentin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2020-2022, të cilin e ka siguruar Insajderi.

Në bazë të vendimit të qeverisë 132 mijë euro të shkonin për Organizatën e Veteranëve, nga të cilat 60 mijë për rehabilitimin e 300 veteranëve në banja termale. Të tjerat për mbulimin e varrimeve të veteranëve dhe pjesëmarrja në konferenca evropiane e botërore.

Qeveria pati ndarë para për deti për Shoqatën e Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.

126 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve nga të cilat 40 mijë do të shkonin për rehabilitimin e 200 veteranëve në bajna termale dhe 56 mijë për rehabilitimin e 300 invalidëve në bregdet. Si dhe 30 mijë për funksionim.

Përveç tyre edhe 131 mijë euro për shoqatën e  familjeve të dëshmorëve të UCK-së, nga të cilat 40 mijë për trajtimin e 200 familjeve të dëshmorëve në banja termale, 56 mijë për rehabilitimin e 300 familjarëve në bregdet si dhe 35 mijë euro për funksionim.

Edhe vitin e kaluar këto organizata patën kërkuar mjete nga qeveria për rehabilitim në bregdet.

Provo po ashtu

David Phillips

Disa pyetje për puçin në Turqi dhe, pse Rama është bërë konja e Erdoganit

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.